Rikthimi te Sopoti, Mirel Çota përfundon në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2018 | 23:11

Rikthimi te Sopoti, Mirel Çota përfundon në Kategorinë e Dytë

Librazhdasit pa u ndier dhe pa bërë shumë zhurmë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit ekipi ka nisur përgatitjet më herët se çdo skuadër tjetër. Madje duke dashur të mbyllin ‘hesapet’ me afrimet pa u nxehur ende mirë merkato, librazhdasit kanë bërë edhe goditjet e para.

Sopoti-Shkumbini-Cota-duel

Sikurse u përfol që në fillim të qershorit, grupit i është bashkuar sulmuesi Mirel Çota, i cili pasi është kontaktuar nga drejtuesit, e ka ndier detyrim t’i bashkohet ekipit të qytetit të tij për t’i dhënë një dorë në ngritjen drejt Kategorisë së Parë.

cota-ekipi-470x352

U bë disa javë që Çota ka dalë në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Klajdi Kënga. Bashkë me Çotën ka ardhur dhe është parë në stërvitje edhe mesfushori me tipare sulmuese, Miljard Polisi. Dy lojtarë përrenjasakë janë bërë pjesë e ekipit të Sopotit. Mesfushori Bruno Vreto dhe Klajdi Bozha do luajnë për Sopotin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"