Rinovime të njëpasnjëshme në Kukës, firmos edhe portieri Koliçi
Klubi i Kukësit ka vazhduar sot me rinovimin e kontratave të futbollistëve në kontingjentin ekzistues. Pas Musollit dhe Shametit që hodhën dje firmën në kontratat e reja, Kukësi ka blinduar edhe prapavijën, duke zgjatur për një sezon tjetër marrëveshjen me portierin Enea Koliçi.
“Klubi i F.K. Kukësit vazhdon punën për formimin e ekipit për sezonin 2016-2017. Marrëveshja e radhës është arritur me portierin Enea Koliçi. Gardiani që mbrojti portën e F.K. Kukësit edhe në sezonin 2015-2016, por edhe në Kupat e Europës do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës verilindore dhe për sezonin e ri.
30-vjeçari do të mbrojë ngjyrat e skuadrës kuksiane duke bërë maksimumin për arritjen e objektivave. Pogradecari ka luajtur në disa klube në Greqi, ndërsa në Shqipëri ka mbajtur veshur edhe fanellën e skuadrës së Flamurtarit”, njoftoi klubi verilindor në faqen e vet të internetit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"