Rinovimi i kontratës së Silvinjos, presidenti Duka: S’kemi pasur dyshime, duam kualifikimin në Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 11:57

Rinovimi i kontratës së Silvinjos, presidenti Duka: S’kemi pasur dyshime, duam kualifikimin në Kupën e Botës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas rinovimit të kontratës të trajnerit Silvinjo dhe ndihmësve të tij.
silvinjo trajneri
Postimi i plotë
Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.
Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.
Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.
Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"