“Rinovimi i Silvinjos duhet të vinte më herët”, Josa: Trajneri i ktheu përgjigje skeptikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 22:19

“Rinovimi i Silvinjos duhet të vinte më herët”, Josa: Trajneri i ktheu përgjigje skeptikëve

Rinovimi i mundshëm i trajnerit Silvinjo me Kombëtaren mbetet për momentin një nga çështjet më të rëndësishme të futbollit vendin tonë. Për këtë temë, ka dhënë opinionin e tij, Mirel Josa, në  “Euro 24” në News 24.

josa-2-1-770x409

“Gjitha gjërat më duken të logjikshme, rinovimi duhet të ishte kryer më parë. Nga momenti që kur palët janë të kënaqura, rinovimi duhet të vinte. Trajneri erdhi dhe u vlerësua shumë puna e tij. Edhe nga ata që kishin pikëpyetje, i tregoi të gjithëve që unë po e bëj këtë punë dhe po e bëj mirë. Ai ndryshoi edhe mënyrën e rreshtimit të skuadrës” – tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"