Rinovimi me “silenciator” për Silvinjon, asnjë konferencë shtypi për kontratën e re të trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 22:55

Rinovimi me “silenciator” për Silvinjon, asnjë konferencë shtypi për kontratën e re të trajnerit

Para dy ditësh Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se Silvinjo do të vijojë të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare dhe kontrata e tij është firmosur deri në dhjetor të 2025.

silvinjo

Një rinovim i tillë që padyshim është shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar u kalua vetëm me një njoftim në faqen zyrtare dhe nuk u zhvillua asnjë konferencë për shtyp, ku trajneri mund të fliste për rinovimin, objektivat për të ardhmen. Shto këtu edhe faktin se Kampionati Europian ka përfunduar dhe minimalisht diçka e tillë (konferenca për shtyp) do të ishte shumë herë më serioze, ashtu siç u krye edhe prezantimi për herë të parë i Silvinjos, kur mbërriti në janar të vitit 2023.

Por gjithsesi, jemi në mes të verës dhe ndoshta nuk është preferuar që të lihen pushimet në mes për diçka të tillë. Kombëtarja do të rikthehet në fushë më 7 shtator.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"