Rinovon Elseid Hysaj, deri më 2017-ën tek Empoli
Në një moment kur në fushë ai nuk është se po i dhuron shumë buzëqeshje trajnerit Mauricio Sarri, vjen një lajm i mirë nga merkatoja. Sipas “tuttomercatoëeb”, klubi toskan e ka mbyllur përfundimisht tratativën e rinovimit të kontratës me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj. Shkodrani i Kombëtares do të qëndrojë të paktën deri në qershor të 2017. Sipas kësaj medie, janë mbyllur të gjitha detajet dhe mbetet vetëm që klubi ta deklarojë në faqen e vet zyrtare. Hysaj ka qenë që tek akademia e Empolit, por i përfundonte kontrata në fund të këtij sezoni. Nisur nga fakti se për të ka pasur mjaft interes nga klube në Itali dhe të tjera jashtë saj, drejtuesit e klubit janë munduar me të gjitha mënyrat që t’i zgjasin kontratën, me qëllim që të mos e humbasin me parametër zero. Kësisoj, mësohet se për dy sezonet e ardhshme, në varësi edhe të ecurisë së skuadrës (pra, nëse do qëndrojë në Serinë A apo do të bjerë sërish në Serinë B), rroga e Hysjat do të shkojë nga 170 mijë euro që merr tani, në 200 mijë euro.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"