Rinovon Fejzullahi, i kuq deri në 2018-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2016 | 14:28

Rinovon Fejzullahi, i kuq deri në 2018-n

Arbnor Fejzullahi i shton edhe një vit kontratës me Partizanin. Mbrojtësi nga Kosova ka rinovuar marrëveshjen që e mban të lidhur me klubin e kuq deri në qershor 2018.

Arbnor Fejzullahi

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas sot me një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”. “Arbnor Fejzullahi do të jetë Lojtar i Partizanit edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik 2017-2018. Mbrojtësi i kuq dhe klubi kanë gjetur akordin mes tyre për të vijuar bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon”, thuhet në komunikatë, ku theksohet se ka qenë dëshira e vetë lojtarit për të vijuar me 15 herë kampionët e vendit.

Arbnor Fejzullahi Partizani

23-vjeçari nga Presheva iu bashkua Partizanit nga Besa e Kavajës në verën e vitit 2014 dhe në 67 ndeshje ka shënuar një gol me fanellën e kuqe. Në vitet 2011-2014 ai mbrojti ngjyrat e Kombëtares U-19 dhe U-21, ndërsa ka debutuar edhe me përfaqësuesen A në miqësoren ndaj Francës më 13 gusht 2015.

Fejzullahi vs France

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"