Rita Ora, Egbo që falet dhe numri i Bathës, ja pikantet e Dinamo Tbilis-Tirana
“Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme mes Tiranës dhe Dinamo Tbilis.
* Masa të rrepta sigurie nga autoritetet vendëse para, gjatë dhe pas ndeshjes. Delegati i ndeshjes tregohet shumë i rreptë. Pothuajse nuk lejon askënd të qëndrojë larg sektorit të caktuar, ndërsa kërkon rregull në çdo moment.
* Ajo që habiti në stadium ishte fakti se në sektorin e mediave, por edhe në tribunën VIP, nuk u shpërnda asnjë protokoll zyrtar i ndeshjes ku të pranishmit të shikonin përbërjet e ekipeve.
* Skuadra e Tiranës është e para që del në fushë, në një stadium që ngjante shumë gjigant i boshatisur.
* Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, kapiteni i ri i Tiranës ishte Idriz Batha. Mesfushori kishte ndërruar edhe numrin në fanellë, teksa kishte marrë 10-ën, që deri pak javë më parë mbahej nga Edon Hasani.
* Këngët e Rita Orës shoqëruan një pjesë të mirë të nxehmjes së ekipeve.
* Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, i falet Zotit para nisjes së takimit, ndërsa ka veshur edhe kostum, si rrallëherë në pankinë.
* Rezervat e dy skuadrave nuk qëndrojnë në pankinë, por në shkallën e tretë të tribunës kryesore. Kjo ishte një masë e marrë nga UEFA.
* Mbi 200 veta në stadium për të ndjekur takimin mes Dinamo Tbilisit dhe Tiranës. Shumica ishin staf të klubeve dhe gazetarë gjeorgjianë.
* Presidenti i Tiranës, Refik Halili, shkon në dhomat e zhveshjeve në fund të pjesës së parë për t’u dhënë zemër lojtarëve bardheblu.
* Mbrojtësi i majtë, Erjon Hoxhallari, në fund të pjesës së parë takoi të gjithë shokët e skuadrës. Ai këshillonte shpesh Kobinanë, ndërsa ganezi kërkonte të futej me shpejtësi në dhomat e zhveshjes.
* Dinamo bën vetëm 10 minuta pushim mes pjesëve, sepse lojtarët dhe stafi dalin menjëherë në fushë, me idenë për të përmbysur lojën, por nuk ndodhi kështu, pasi goli i Ismajlgecit ua shoi shpresat.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"