Rivalët e Partizanit nuk ndalen, vjen afrimi i gjashtë në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 23:59

Rivalët e Partizanit nuk ndalen, vjen afrimi i gjashtë në merkato

Maltezët e Marsashlok, rivalët e Partizanit në Ligën e Konferencës, vijojnë përgatitjet për ndeshjet që do të kenë me nënkampionët e vendit tonë.

marsashlok

Duhet thënë se maltezët janë më aktivë se të kuqtë në merkato, pasi vetëm dje kanë zyrtarizuar ardhjen e një mbrojtësi brazilian.

Xheferson, 31-vjeçar, në sezonin e shkuar ishte pjesë e ligave të ulëta braziliane. Ai u bë afrimi i gjashtë i maltezëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"