Rojs-Myler, të pafatët e duelit. Mësoni formacionet e mundshme të “Klasikes” gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2022 | 13:30

Rojs-Myler, të pafatët e duelit. Mësoni formacionet e mundshme të “Klasikes” gjermane

Java e 9-të e Bundesligës ka rezervuar ndeshjen më interesante në Gjermani, Dortmund-Bajern, aty ku ekipet surprizojnë në tabelë dhe rezultate, do të përplasin brirët në “Signal Iduan Park”, pasditen e sotme.

rojs myler

Por lajmi i keq vjen nga mungesat, ku Marko Rojs dhe Tomas Myler do të jenë dy humbësit më të mëdhenj para fillimit të këtij takimi.

Është fakt se të dy personazhet e lartpërmendur janë ata të cilët kanë kontribuar më shumë për ekipet e tyre në “Klasiken” e Gjermanisë dhe një detaj i tillë është tregues se sa gurë të rëndë kanë humbur skuadrat në këtë sfidë, “të nënshtruar” për arsye të ndryshme.

Rojs, si shkak i dëmtimit në derbin e “Ruhrit”, ndërsa Myler nga infektimi me COVID. Duhet theksuar se një tjetër mungesë e madhe është edhe Lukas Hernandez.

dortmund

bajern

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"