Rrapaj në merkato, pritet largimi i mesfushorit që u kthye në lider te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 23:16

Rrapaj në merkato, pritet largimi i mesfushorit që u kthye në lider te Partizani

Një tjetër lojtar i Partizanit për të cilin ka interes është edhe Arinaldo Rrapaj.

rrapaj

Pas mbylljes jo me sukses të transferimit në Spanjë, për vlonjatin ka pasur edhe interesime të reja, me disa klube, që kanë mbledhur informacion rreth tij.

Për momentin rreth tij nuk ka ofertë zyrtare, por edhe 22- vjeçari ka shanse të mëdha që ta mbyllë me Partizanin pas tri vitesh të suksesshme. Pritet që gjatë kësaj vere të finalizohet transferimi i tij në një kampionat më të fortë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"