Produkti i Panathinaikosit,Kastrati: Ja e vërteta e transferimit tek Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2016 | 10:00

Produkti i Panathinaikosit,Kastrati: Ja e vërteta e transferimit tek Tirana

Ilir Kastrati rrëfen trans ferimin e tij nga Panathi naikos te Tirana.

kastratiMesfushori, i cili është edhe “objekti” i gjyqit të humbur nga bardheblutë në FIFA, pas padisë së ngritur nga grekët, në një bisedë telefonike nga Greqia (pasi atje ndodhet momentalisht) me “Panorama Sport”, tregon se në verën e 2013-ës ai erdhi me parametra zero te Tirana dhe nuk kishte dijeni për rregullin e formimit të lojtarit.

I kontaktuar nga telefoni, mesfushori që aktualisht ndodhet në Greqi tregon historinë e karrierës së tij duke hedhur dritë edhe mbi transferimin nga Panathinaikosi te Tirana.

“Kam lindur në Shqipëri, mirëpo që i vogël kam emigruar drejt Greqisë. Me pasionin e madh që kisha për sportin, u futa në akademinë e Panathinaikosit që 9 vjeç. Në moshën 18-vjeçare arrita të kap kombëtaren shqiptare të paratërinjve, ku luajta në disa ndeshje zyrtare. Duke parë edhe hapësirat e pakta në ekipin e parë të Panathinaikosit, vendosa që të largohesha. Babai im foli me drejtuesit bardheblu, duke i bindur për një provë timen.

Si tiranas që jam, për mua ishte ëndërr që të luaja për Tiranën. Me pëlqimin e tyre, erdha në Shqipëri dhe firmosa një kontratë 2- vjeçare. Se çfarë marrëveshjeje bëri Tirana me Panathinaikosin këtë nuk e di, pasi klubet i kryen vetë bisedimet. Me aq sa u informova në atë kohë, grekët më kishin lënë të lirë dhe u transferova me parametra zero. Për sa u përket këtyre detyrimeve të tjera që pretendonin grekët, nuk kisha dijeni. Unë personalisht di që firmosa një kontratë me Tiranën për 2 vite.

Por nuk arrita ta mbyll sezonin te Tirana, pasi u lashë në hije dhe nuk arrita të shfaq më të mirën time. Luajta çdo miqësore me bardheblutë gjatë verës, por me të filluar kampionati, u lashë mënjanë. Arrita të aktivizohem vetëm 12 minuta dhe gjithë pjesën tjetër mbeta në pankinë, madje disa herë nuk u thirra fare në 18-she. Në fazën e dytë kalova te Himara. Bëhet fjalë për sezonin futbollistik 2012-2013, ndërsa atë pasardhës firmosa me ekipin e Sopotit. Kudo ku u transferova pas Tiranës kisha lejen e kalimit dhe isha një lojtar i lirë. Në asnjë skuadër gjithë këto vite nuk më hapën probleme me letrat apo kontratat. Tashmë u informova për këtë historinë e kompensimit të trajnimit, pasi nuk i njoh në perfeksion rregullat apo nenet e transferimeve. Se çfarë kushtesh kanë parashikuar në transferimin tim ekipet, kjo duhet të zbardhet nga vetë klubet, pasi unë nuk kam lexuar gjë. Thjesht kalova te Tirana dhe u federova”, përfundoi mesfushori.

Përgatiti: LEDION QOSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"