Rrëfimi i Uejn Runit: Skolls më dëmtoi qëllimisht me urdhër të Fergit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2024 | 23:25

Rrëfimi i Uejn Runit: Skolls më dëmtoi qëllimisht me urdhër të Fergit

Uejn Runi, ka zbuluar se shoku i tij i skuadrës, Pol Skolls, e dëmtoi atë në stërvitje, në ditën që Sër Aleks Ferguson njoftoi se sulmuesi donte që të largohej nga “Old Trafford”.

asdsdsadasd

38-vjeçari, shkaktoi tension në skuadër pasi refuzoi që të firmoste një kontratë të re në 2010, ndërsa rivalët e Sitit po interesoheshin për ta transferuar. Dhe një një intervistë për ish-shokun e skuadrës, Geri Nevil, golashënuesi më i mirë i historisë së “Djajve” tregoi me nota humori:

“Skolls më dëmtoi për 2 muaj përpara një ndeshjeje. Ishte dita kur trajneri mbajti atë konferencën dhe tha se unë doja që të largohesha, kështu që jam i sigurt se trajneri bisedoi me të përpara stërvitjes”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"