Rrëfimi i zyrtarit të rrogozhinasve: Egnatia, Banja Luka, nacionalizmi serb dhe një arbitër i degjeneruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 21:21

Rrëfimi i zyrtarit të rrogozhinasve: Egnatia, Banja Luka, nacionalizmi serb dhe një arbitër i degjeneruar

Nga prof. Dr. Xhevdet ZEKAJ
Nuk është ndonjë gjë e re kjo, po të shkosh të luash në vendet proserbe, apo më keq në Serbi. Egnatias iu kujtuan situatat e frikshme e të tmerrshme që përjetuan kuqezinjtë e kombëtares sonë në Beograd, kur luante ndeshjen kualifikuese të grupit për “Euro 2016”.

egnatia borac

Ato pamje dhune e makabriteti njerëzor janë ende të gjalla për të gjithë ne.

Për të kuptuar se ishim në një tokë serbe, të padëshiruar, e nuhatëm qysh në momentin e mbërritjes në aeroport. Që aty na rrethuan forcat speciale, a thua po shkonim në një vend në luftë e jo një ndeshje të Champions League. Na u duk sikur ishim në Lindjen e Mesme, të sulmuar edhe nga Hamasi, edhe nga izraelitët. Nuk është e lehtë ta thuash, por nuk mund të fshihet e mos denoncohet terrori psikologjik i këtij rasti, i përjetuar nga Egnatia, pra shqiptarët.

Situatë tejet e nderë edhe kur mbërritëm në hotel, me policë civilë dhe me uniformë që na mbikëqyrnin kudo. Nuk na linin të dilnim as në korridoret e hotelit, jo më jashtë, për një shëtitje në qytet, sikurse ndodh me të gjitha skuadrat e huaja që vijnë në Tiranë, teksa i shohim duke shëtitur të qetë e pa asnjë mbikëqyrje policore kudo që duan.

Pra, ne si shqiptarë ishim të padëshiruar në atë qytet, në atë mjedis serbofil, ndaj me të vërtetë u ndjemë të rrezikuar.

Më e ashpër bëhet kjo gjë me Egnatian, e cila shkoi të luante futboll në një nga kompeticionet më elitare të kontinentit, jo për t’u bërë pre e dhunës psikologjike e nacionaliste të verbër.

Primitivizëm, psikologji mesjetare e serbëve, vjen nga fjala gjarpër, e mërkura e mëngjesit, ku serbët sajuan punime në hotele me vare, matrapikë, që dëgjoheshin deri në fund të botës dhe nuk bëhej fjalë për gjumë.

Policia, mbikëqyrja dhe gjithë situata të jepte mesazhin: Je në Serbska Respublike DHE JU PRET FERRI! Por realisht tek ne nuk pati ndonjë element frike.

Aq më e poshtër bëhet kjo pritje kur sa hymë në stadium konstatuam më të pabesueshmen. Dhoma e zhveshjes së FC Borac kishte kondicioner funksional, ndërsa ajo e Egnatias jo. Për habinë e të gjithëve, kondicioneri ynë kishte defekt e nuk punonte!!! Aty, në dhomën tonë temperatura shkonte mbi 36 gradë. Një “fair play” i turpshëm, antishqiptarizëm i gjallë fanatik i gjarpërinjve sllavë.

Që aty e kuptuam dhe vlerësuam se na priste një luftë e vërtetë, jo thjesht ndeshje futbolli. Lojtarët dhe stafi u motivua më shumë duke deklaruar: PO NE DO FITOJMË!

Gjithsesi, ne shkuam të luanim futboll, jo për të zgjidhur problemet mes boshnjakëve, kroatëve, serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Ishim atje si kampionët e Shqipërisë, si ekip pjesëmarrës i Champions League, kompeticionit me të cilin mburret UEFA.

Ishim në Banja Luka si përfaqësues të një vendi të vogël, por mjaft të qytetëruar dhe europianizuar. Sa dolën në nxemje lojtarët tanë, parulla e parë ishte: “Kosova, zemra e Serbisë”. E shkruar me shkronja të mëdha dhe e thirrur në kor nga tifozët vendës. Kjo vazhdoi për shumë kohë, edhe pas nxemjes, por sidomos pas minutës së 60-të, kur e panë se nuk po rrezikonin e nuk zhbllokonin dot rezultatin. E nxorën më shumë dufin nacionalist kur kuptuan se Egnatia kontrollonte lojën, se ishte një skuadër shumë e mirë.

Aty shpërtheu nacionalizmi idiot, i pakuptueshëm i serbofilëve boshnjakë, me thirrjet “mbyti, mbyti shqiptarët”, “shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur” etj.

Kulmi arriti në momentin kur pas një faulli u ndëshkua me karton të kuq Zejnullai. Në këtë rast, arbitri veproi shumë mirë, por deri në atë moment kryesori polak ishte më shumë paragjykues se serbët ndaj Egnatias. Ai nuk e përballoi dot presionin e serbëve dhe u dorëzua totalisht. Ai kishte nxjerrë mbi 6 kartonë të verdhë deri në ato momente. Ndaj Egnatias jepte kartonë inekzistentë, ndërsa ndaj vendësve tregohej si një “lojtar i 12-të”.

Në minutën e 22-të, Bakayoko pësoi një goditje nga pas dhe u detyrua të largohej nga fusha. Kryesori nuk dha as faull për ekipin tonë, jo më karton të verdhë apo të kuq për boshnjakët.

Kjo tregoi se Egnatia po luante ndaj 14 sllavëve në fushën e blertë, jo vetëm 11 lojtarëve kundërshtarë. Pa llogaritur këtu atë që ndodhte në shkallët e stadiumit, një armiqësi e vërtetë.

Trekëndëshi i Bermudës sllav: serbët, delegati slloven dhe arbitrat polak antishqiptarë, të blerë, të korruptuar dhe të njëanshëm në pafundësi zbatuan maskaradën antiEgnatia.

Në minutën e 70-të, kur racizmi serb kaloi çdo kufi, lojtarët tanë me këmbëngulje kërkuan kthimin në normalitet. Protestoi drejtori Zenelaj, trajneri Tetova, Aleksi, Malota, Sherri; shkuan tek arbitri i katërt dhe delegati i UEFA-s. Iu kërkuan atyre të ndërpritej ndeshja sipas rregullores për fyerjet në kor të tifozëve.

Por kujt t’i flisje, kujt t’i ankoheshe. Nuk donin të ndalonin me çdo çmim. Atëherë skuadra u tërhoq e gjitha.

Në trysninë e shumë civilëve serbë që rrethuan stafin tonë dhe delegatin, nën fyerjet e goditje pafund të bankinës dhe skuadrës sonë, arbitrat, delegati as dëgjonte Mbas shumë negociatash u vendos të mos luhej futboll normal, por në kushte ekstreme. Habiteshe kur në tribunën VIP, ngjitur me presidentin Agim Demrozi, një nga drejtuesit e FC Borac (jo presidenti), bërtiste gjatë gjithë ndeshjes “mbyti, mbyti shqiptarët”, “Kosova është Serbi” etj. etj.

Ne, si përfaqësues të Egnatias ishim super të sigurt nga mbrojtja efektive e policisë, por kjo nuk e amortizon aspak armiqësinë maksimale që hasëm në atë stadium dhe ndeshje.

Kjo armiqësi sllave nga të gjitha anët, përfshirë edhe arbitrat polak të ndeshjes, bëri që Egnatia të merrte një humbje të pamerituar dhe kartonin e dytë të kuq, më absurdin që mund të ekzistojë.

Këto ditë po lexojmë nëpër media të ndryshme se duhet hakmarrje ndaj një kundërshtari të tillë. Ne iu bëjmë thirrje tifozëve shqiptarë, jo vetëm atyre rrogozhinas, të vijnë në “Elbasan Arena” për të treguar qytetari e civilizim, sikurse e dëshmuam edhe në Europianin e Gjermanisë, ta mbështesim fort Egnatian për kalimin e turit. KJO ËSHTË HAKMARTJE!

Hakmarrja duhet të jetë vetëm sportive, në fushën e blertë, brenda rregullave përkatëse, duke e dënuar me gola FC Borac dhe eliminuar. Asgjë tjetër, që shkon kundër civilizimit tonë, nuk është e lejuar.

Synimi i Egnatias është përmbysja e disavantazhit dhe shkuarja në turin tjetër të Champions League. Ne do të luajmë “fair play”, kurrsesi nuk do të biem në nivelin e tyre. Askush nuk ka vend në stadium që vjen aty për të prishur imazhin e Egnatias, për t’i sjellë asaj gjoba nga UEFA.

“Hakmarrja” do të vijë nga këmbët e lojtarëve tanë, të cilët tashmë janë shumë herë më të motivuar për suksesin. Ne besojmë se do të kualifikohemi, gjë për të cilën na duhet mbështetja e shqiptarëve me zemër, mendje të qetë e të ftohtë, kurrsesi me urrjejten, racizmin apo gjëra të këtij lloji.

Egnatia po përgatitet maksimalisht për ta dominuar kundërshtarin sportivisht dhe mposhtur në fushë. Do të jetë maksimalisht e karikuar, si në Banja Luka, sepse përfaqëson krejt shqiptarinë në Champions League. Ata nuk kishin asnjë epërsi në ndeshjen e parë, përveç racizmit, gjyqtarëve të paburra e frikacakë, që ranë pre e presionit, ndaj në kushte normale si në “Elbasan Arena”, përmbysja e disavantazhit minimal është plotësisht e arritshme.

Strategjia e Tetovës dhe e stafit të tij, mbështetja e zjarrtë e tifozëve, do të jenë “armët” e suksesit të sigurt në sfidën e kthimit. Gjithçka ndodhi në Banja Luka le të shërbejë si motivim ekstra për lojtarët rrogozhinas, por vetëm brenda caqeve sportive.

Gjithçka tjetër nuk do t’i bënte mirë imazhit të klubit rrogozhinas, vetë futbollit shqiptar. Ata na mposhtën me racizëm, nacionalizëm të verbër dhe arbitrat polakë me vete, ne duhet t’iu japim leksion me futboll të rrjedhshëm, dominim sportiv dhe gola. Kjo do të ishte “hakmarrja” më e mirë e mundshme ndaj FC Borac, në emër të civilizimit dhe qasjes tonë europiane si komb.

Suport për Kf Egnatian!

Stop dhunës!

Jo politizim të ndeshjes!

Nga Xhevdet Zekaj
Kf. “Egnatia”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"