Rudi Fëler i druhet “axurrëve”: Cilado kombëtare që e merr të mirëqenë mposhtjen e Italisë do të dështojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 13:09

Rudi Fëler i druhet “axurrëve”: Cilado kombëtare që e merr të mirëqenë mposhtjen e Italisë do të dështojë

Drejtori i kombëtareve gjermane, Rudi Fëler, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta.it”, në të cilën ka folur edhe për kombëtaren italiane, e cila pasi është e dyta në fazën e grupeve, nuk do të sfidojë Gjermaninë, por Zvicrën në 1/8.

auto_feler1700580663

Ja deklaratat e tij: “Unë besoj se skuadra e Spaletit ka treguar se di të rikthehet në këmbë edhe pas disfatës kundër Spanjës. Tani ne fillojmë përsëri nga e para dhe ‘Axurrët’ duhet të merren gjithmonë në konsideratë. Edhe Italia ka pasur disa përpjekje të dështuara kështu që ka edhe ekipe të tjera kombëtare që kanë luftuar, por në fund kanë arritur në 1/8.

Asgjë nuk ndodh rastësisht. Cilado kombëtare që e merr të mirëqenë mposhtjen e Italisë do të marrë faturë, dështimin”, përfundoi Fëler.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"