Rustemi garanton: Miqësoret s’tregojnë forcën tonë
Mesfushori vlonjat, Arlind Rustemi, garanton se Himara do të jetë një ekip shumë më i fortë kur të nisë faza e dytë e kampionatit. “Himara ka potencial, mos e gjykoni nga miqësoret. Kundërshtarët tanë do ta kuptojnë këtë më 9 shkurt”. Lojtari, së bashku me Idrizajn e Caushajn, konsiderohet si boshti i mesfushës himarjote. Sipas tij, faza e dytë do të flasë për ekipin e Himarës. “Kjo periudhë ka qenë e ngarkuar për skuadrën tonë, por i ka shërbyer ekipit për t’u konsoliduar më tepër, në mënyrë që rinisja e kampionati të na gjejë në formën më të mirë. Me ndeshjet që kemi zhvilluar, po tregojmë që çdo kundërshtar do ta ketë mjaft të vështirë për të na marrë pikë, në veçanti në fushën tonë. Për sa i përket merkatos, ajo e ka forcuar ekipin dhe konkurrenca në të gjitha repartet është e madhe. Objektivi ynë është jo vetëm të mbijetojmë në këtë kategori, por të synojmë mesin e tabelës së klasifikimit”, – deklaron Rustemi.
Altin Pavllo