Saliu Guindo drejt Hungarisë, Roganoviç bën prapakthehu
Saliu Guindo ishte golashënuesi më i mirë i Superiores në sezonin e shkuar, ku sulmuesi nga Mali shënoi 19 gola për kurbinasit në kampionat. Mirëpo, aventurës së sulmuesit te kurbinasit i ka ardhur fundi dhe pas eliminimit nga Liga e Konferencës, Guindo konsiderohet si i larguari i radhës.
25-vjeçari largohet me parametër zero nga Laçi dhe zërat e merkatos e dërgojnë drejt Hungarisë, ku Ujpeshti shikohet si destinacioni më i mundshëm për afrikanin, por që në shkuarën është përfolur edhe te Ferencvaroshi. Me Ikjen e Harmon, Zarubicës dhe Guindosë, sulmi i Laçit mbetet zbuluar dhe drejtuesit duhet të mbushin boshllëkun në prag të sezonit të ri. Për të mos pasur problematikën e “gropës” së krijuar në sulm, mësohet se drejtuesit e Laçit për momentin kanë frenuar largimin e qendërmbrojtësit Marko Roganoviç.
Me largimin e Malotës që pritet të prezantohet tek Egnatia, malazezi me “divorcin” e tij do ta thellonte hendekun në mbrojtje, ndaj drejtuesit kanë bërë prapaktheu për Roganoviçin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"