Sanço ndez finalen: Mezi po e pres duelin me Viniciusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2024 | 20:22

Sanço ndez finalen: Mezi po e pres duelin me Viniciusin

Pas paraqitjeve fenome nale kundër PSG-së, Xhejdon Sanço do të tentojë të shkaktoj dëme në portën e Real Madridit, aty ku presioni do jetë ndjeshëm më i larta. Sanço pas huazimit nga Mançester Junajtid te Borusia Dortmund ka gjetur formën më të mirë. Në prag të ballafaqimit me “galaktikët”, anglezi ka folur për pritshmëritë dhe miqtë që ai ka te spanjollët, fjala është për Vinicius dhe Bellingam.

sanco

SANÇO – “Që fëmijë e kam ëndërruar të luajë në nivele kaq të larta. Jam shumë krenarë që do luftë për Champions-in në finale me ngjyrat e Dortmundit. Tek ky klub kamë përjetuar shumë moment të gëzuar. Pres ndeshje shumë të dyluftuar. Do jetë një loje e mrekullueshme. Real Madrid nuk ka nevojë për shumë fjalë. Sukseset e tyre janë matësi më i mirë se kë ekip kemi përballë. Me Bellingam dhe Vinicius jemi miq shumë të mirë.

Pas ndeshjes me Bajernin, i urova dhe i thashë shihemi në finale. E vërtetë se ka shumë tension, pasi finalet i kanë këto rrethana. Por jam i qetë dhe ndihem gati”, përfundoi Sanço. Në takimin e parë karshi PSG-së, faza gjysmëfinale Xhejdon theu rekord për numër driblimesh nga një lojtar anglez(13), duka iu afruar rekordit të Kristiano Ronaldos, Nejmar dhe Lionel Mesi. Komponenti i mësipërm është dëshmie e gjallë se 24- vjeçari po përjeton kulimin e karrierës deri në këtë pikë.

BRAND – “Nuk ka arsye përse të ndihemi inferior kundër Realit. Ata kanë historinë e madhe, por ne do zbresim në fushë me misionin e qartë, triumfin. Finale të tilla rrallë vijnë në jetë, prandaj do të japim më të mirë. Marko Rojs do jetë një arsye shtesë. Ai meriton lamtumirën në mënyrën më të mirën të mundshëm, e ku Championsi do i vendoset kapak. Të shpresojmë se fitojmë, pasi në takime kaq delikate nevojitet edhe fati”, tha mesfushori me tipare ofensive Julian Brand.

ADEJEMI – “Të gjithë do të përpiqemi të fitojmë për Rojs. Ai i ka dhënë shumë këtij klubi dhe meriton të fitojë trofe madhor me klubin pas 12 vitesh eksperiencë. Më vjen mirë që Bellingam ka pësuar rritje galopante te Reali. Ai djalosh ka personalitet në fushë, por Liga e Kampionëve do të jetë e jona”, e mbylli Adejemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"