Sauthgejt, kandidati i preferuar i Mançester Junajtid për stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 15:28

Sauthgejt, kandidati i preferuar i Mançester Junajtid për stolin

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, është kandidati i preferuar i Mançester Junajtid për të zëvendësuar Erik ten Hagun.

sauthgejt

“Djajtë” nuk e kanë vendosur ende të ardhmen e trajnerit holandez pas një sezoni të vështirë, ku skuadra u rendit në vendin e tetë (pozicioni më i ulët i tyre në historinë e Premier Ligës), por në fund arriti të fitojë trofeun e Kupës FA, duke siguruar edhe një biletë në Ligën e Europës. Pronari Sër Xhim Retklif ka bërë një numër ndryshimesh në klub dhe thuhet se mund të ndryshojë edhe stolin. Sipas “The Independent”, procesi i rishikimit të pozicionit të Ten Hagut mund të zgjasë me javë, duke qenë se drejtohet nuk duan që të nxitohen.

Dhe nëse Retklif vendos të largojë holandezin, atëherë kandidati i preferuar për ta zëvendësuar konsiderohet trajneri i kombëtares së Anglisë, me 53-vjeçarin që do ta përcaktojë të ardhmen e tij te “luanët” pas Europianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"