IN MEMORIAM/ Sefedin Braho, “shigjeta” shqiptare që refuzoi një milion dollarë nga Sëlltiku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2024 | 22:58

IN MEMORIAM/ Sefedin Braho, “shigjeta” shqiptare që refuzoi një milion dollarë nga Sëlltiku

Screenshot-2024-10-06-095936

Nga UVIL ZAJMI

I datëlindjes 1953, me një karrierë të nisur në vogëli, duke luajtur me shokët e lagjes “Punëtore” në fushën e vjetër të qytetit. Talentin ia evidentojnë që në klasën e tetë në shkollën “29 Nëntori”, por Braho i vogël nuk kishte dëshirë dhe e refuzon interesimin, madje dëshironte më shumë të luante basketboll. Ndërkohë familja, jo me traditë sportive, nuk e pengonte të merrej me sport. Jo shumë i gjatë, i hollë dhe me një fizik karakteristik, janë trajnerët Zisi Cabeli dhe Foto Xhai, që i projektojnë të ardhmen. Fillimisht e aktivizojnë me të rinjtë, si sulmues krahu, për ta kaluar në skuadrën e parë të Luftëtarit me trajner Xhain. Është viti 1970, ka moshë shumë të re. Vetëm 17 vjeç, dhe aty do të gjejë K.Caron, K.Zilen, C.Ndojën, I.Brahon, M.Kurtin. Këtu fillon edhe karriera e tij. Dy vjet me Luftëtarin, pastaj transferimi në Tiranë…

Te Partizani dhe debutimi kundër Luftëtarit
Braho erdhi te Partizani i shumëpritur, por në të vërtetë dëshirën e kishte të qëndronte në Gjirokastër, pranë familjes. Ishte shërbimi i detyruar ushtarak që do e transferonte në kryeqytet në klubin e famshëm, ku si trajnerë gjen Kolec Krajën, Ilia Shuken, por edhe futbollistë kalibri me Panon në krye. Kthehet në Gjirokastër, por si lojtar i Partizanit në takimin e parë zyrtar. Është shtator i vitit 1970 dhe kundërshtari do të ishte skuadra e tij. Rezultati është shumë i thellë: Luftëtari-Partizani 0-6. Një debutim më të hidhur nuk ka. Gjirokastriti i famshëm, i vetmi që u largua me dëshirë nga Partizani Sefedin Braho, “shigjeta” shqiptare që refuzoi një milion dollarë nga Sëlltiku Si i shpëtoi dënimit nga Partia një ndër lojtarët më të shpejtë në histori.

Pa

Një jetë me sportin, vetëm një apartament dhe dollarët e refuzuar
Vetëm një apartament i thjeshtë me dy dhoma e një kuzhinë i dhënë nga Komiteti Ekzekutiv, një pesorësh dhe orare të reduktuara e kaq. Shumë i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, kudo ku ka luajtur. Një karrierë e gjatë dhe një kontribut i pallogaritshëm, mirëpo si i gjithë ai brez, u ndëshkua nga sistemi. I kërkuar dhe i preferuar nga shumë klube, ndonëse e veçantë mbetet oferta e Sëlltikut. Pas ndeshjes në Tiranë, i marrë si përforcim nga Partizani, gjatë banketit në hotel “Dajti” pas ndeshjes, presidenti i Sëlltikut i kërkon trajnerit Birçe të bisedojë me Brahon. Ai kishte evidentuar një futbollist shumë cilësor dhe me idenë për ta marrë në Skoci, i bëri ofertën prej 1 milion dollarësh. Por, ajo ishte vetëm një ofertë që mbeti një sekret apo ëndërr e patreguar tek askush për rrezikun që mbarte, për të dhe trajnerin Birçe.
Si vazhdoi jeta e Brahos? Kur politika i propozoi doganën dhe e refuzoi…
Ishte kohë fushate. Bëhet fjalë pas viteve `90-të. Një ndër politikanët e kohës, njohës e dashamirës sporti, i ofron Sefedin Brahos një propozim tepër joshës: Për një pjesëmarrje të tijën në fushatë me simpatizantët demokratë, Brahos do t’i ofrohej një vend pune në doganën e Kakavijës. E kush nuk do ta pranonte këtë propozim? Një vend aq i dëshiruar nga të gjithë shqiptarët… Sigurisht, Braho. Nuk ishte mësuar e nuk mund ta bënte një konvertim të tillë. Për ata që e njohin, nuk kanë pikë dyshimi se Braho e ka refuzuar propozimin. Ka qenë dhe ka mbetur Braho i fushës, i ndershëm, i sinqertë, pa kërkuar të përfitojë nga politika e djeshme dhe apo e sotme.

Sefedin Braho
Larg dhe afër futbollit
Pasi u shkëput nga futbolli, qëndroi disa vite në asistencë, por që nga viti 1995 është si inspektor i klubit Luftëtari. Nuk ka preferuar të jetë trajner, por gjithmonë në rolin e administratorit qëndron në stol me skuadrën. Nga dy djemtë, vetëm i madhi vazhdoi rrugën, sulmues, por pa mundur të arrijë famën e tij. Brahon e gjen çdo ditë në stadium dhe natyrisht nuk mungon në asnjë ndeshje të Luftëtarit. Ka mbetur i thjeshtë, shumë modest, si në kohën kur luante. Flet pak për veten, por i takon opinionit, specialistëve të përcaktojnë e të vlerësojnë: Sefedin Braho ka qenë dhe mbetet një ndër talentet e mëdha të futbollit tonë.

Shënim: Shkrimi është botuar në gazetën “Panorama Sport” më 22 shkurt 2014

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"