Sezon zhgënjyes për sulmuesin, Burreli e bën dalje nigerianin Naza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 14:17

Sezon zhgënjyes për sulmuesin, Burreli e bën dalje nigerianin Naza

Me mbylljen e kampionatit, te Burreli kanë nisur largimet dhe i fundit që është “divorcuar” me matjanët është  sulmuesi nigerian, Namdi Justin Naza. 23-vjeçari nga Nigeria në sezonin e fundit u aktivizua në 11 ndeshje (10 në kampionat dhe 1 në Kupë, me 495 minuta në total.

jhyk

Ai ka shënuar një gol në fazën e parë ndaj Tomorit në Berat, që u fitua nga matjanët me rezultatin 1-0. I afruar në merkaton e verës, pritej që sulmuesi të kishte rezultat, por ndodhi e kundërta. Në një prononcim për “Panorama Sport”, sekretari i klubit Marjan Lleshaj pohon se me lojtarin nuk do të ketë vazhdimësi. “Sulmuesi Naza nuk do të jetë në planet tona.

Me përfundimin e kontratës ai do të lihet i lirë. Paraqitja e tij ka qenë larg pritshmërisë sonë”, u shprehet sekretari i klubit matjan. Ndërkohë dhe vetë lojtari, i ndodhur me pushime në Itali, pohon se është në pritje të ofertave dhe nuk mendon kthimin në Burrel. Emërimi i Ditmar Bicit në postin e trajnerit, është hapi i parë për ndërtimin e skuadrës së Burrelit për sezonin e ri.

NDERIM  GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"