Sezoni 2023-2024/ Në pritje të finales së titullit, ja verdiktet e deritanishme në të gjitha kampionatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 12:39

Sezoni 2023-2024/ Në pritje të finales së titullit, ja verdiktet e deritanishme në të gjitha kampionatet

* Egnatia e mbylli kampionatin në vendin e parë me pikë të barabarta me Partizanin (63 secila), por kreu u takon rrogozhinasve për shkak të ndeshjeve direkte me të kuqtë, duke pasur një bilanc më të mirë (një fitore dhe tri barazime). Klubi rrogozhinas merr shpërblim 100 milionë lekë (të vjetër) nga FSHF-ja si kryesuesi Superiores pas 36 javëve.

fshf-logo-standartizim

* Egnatia është fituese e Kupës, pasi mundi Kukësin në finale me shifrat 1-0. Si shpërblim nga FSHF-ja merr 50 milionë lekë të vjetër.

* Partizani u bë finalisti i parë i skemës me “Final 4”, pasi mposhti Skënderbeun 1-0, ndërsa më pas Egnatia barazoi me Vllazninë 0-0 dhe do të diskutojë tashmë titullin kampion kundër të kuqve këtë të diel, më 26 maj, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Rrogozhinasit kaluan më tej duke përfituar nga rregullorja e “Final 4”, që në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikimin përfundimtar kualifikohet për në finale.

* Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës, sido që të shkonin rezultatet e ndeshjeve në “Final 4”. Kjo ndodh për shkak se Skënderbeu është i dënuar nga UEFA dhe përfiton skuadra e renditur më mirë. Pra, Tirana e vendit të pestë në klasifikimin pas 36 javësh kampionat, përfiton nga rregullorja për kualifikiminnë Kupat e Europës, që thotë: “Në rast se ekipi fitues i Kupës (Egnatia) është i renditur nënjërin prej tri vendeve të paratë ‘Final 4’, vendin e tij do ta zërë ekipi i renditur më mirë”.

* Vendi i tretë në “Final 4” i takoi Skënderbeut pas fitores 3-2 në finalen e luajtur në “AirAlbania” kundër Vllaznisë.

* Kukësi dhe Erzeni janë skuadrat që zbritën në Kategorinë e Parë.

* Laçi i vendit të tetë mbijetoi në Superiore falë ndeshjes”play out” që zhvilloi kundër Flamurtarit, ku fitoi 3-1 paskohës shtesë.

* Kryegolashënues i Superiores për sezonin 2023-2024 u shpall sulmuesi i Vllaznisë, BekimBalaj, me 18 gola të realizuarkëtë kampionat. I dyti pas tij embylli Kristal Abazaj i Tiranës me 11 gola.

* Elbasani dhe Bylisi u ngjitën direkt në Kategorinë Superiore.

* Elbasani u shpall gjithashtu kampion i Kategorisë së Parë.

* Lushnja dhe Besa mbijetuan në Kategorinë e Parë me ndeshje shtesë.

* Valbona dhe Pogradeci u ngjitën në Kategorinë e Parë.

* Tomori dhe Luzi 2008 zbritën në Kategorinë e Dytë.

* Basania dhe Memaliaj u ngjitën në Kategorinë e Dytë;

* Basania u shpall kampione e Kategorisë së Tretë;

* Shënkolli dhe Këlcyra zbritën në Kategorinë e Tretë;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"