Sezoni 2024-2025 me mision Superioreje, Vora e nis me një staf të kompletuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2024 | 20:11

Sezoni 2024-2025 me mision Superioreje, Vora e nis me një staf të kompletuar

Vora mund të konsiderohet si një nga surprizat e sezonit të fundit në Kategorinë e parë, pasi pak kush e kishte menduar që një ekip i ngjitur nga Kategoria e dytë, direkt të luftonte për një biletë Superiore.

arian bellai dhe bazion tragaj

Nëse dështuan në sezonin e fundit, vorakët duken më të bindur, jo vetëm për të tentuar, por edhe për të besuar në realizimin e objektivit historik, ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Për ta arritur këtë mision, drejtuesit e Vorës kanë nisur nga stafi i ri teknik, që është i plotë në çdo rol, ku nuk mungojnë as emrat e spikatur.

Stafi i ri teknik i Vorës për sezonin 2024-2025 do të jetë i përbërë nga këto emra: Trajner – Arian Bellai; Zëvendës Trajner – Endri Zjarri; Drejtor Sportiv – Bazjon Tragaj; Trajner portierësh – Florian Beqiri; Përgatitës Atletik – Iris Selimi; Përgatitës atletik – Ardit Gjikola; Fizioterapist – Kejdi Ndoja; Doktor – Ali Veseli. Me kompletimin e stafit i hapet rroga formatimit të skuadrës.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"