Sezoni 2024-2025/ Merkato e Kukësit të ri varet edhe nga mbetjet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2024 | 12:00

Sezoni 2024-2025/ Merkato e Kukësit të ri varet edhe nga mbetjet e Superiores

Në Kukës e kanë marrë me qetësi faktin që shumë lojtarë po largohen nga skuadra pas rënies në Kategorinë e Parë. Me sa duket, në klub kanë qenë të përgatitur për këtë situatë, pasi janë larguar ata që u ka mbaruar kontrata dhe me ata nuk bë asnjë bisedim për të bashkëpunuar edhe në Kategorinë e Parë.

Kukesi

Për më tepër, zhgënjimi me disa ka qenë aq i madh, sa nuk është tentuar t’i mbajnë me patjetër. Sa i përket sezonit të ri, në Kukës e konsiderojnë ende herët të nisin që tani me lëvizjet, pasi në njëfarë mënyre do të jenë të detyruar të presin edhe nga elita. Lojtarët që do të jenë të lirë dhe që këtë sezon nuk do të gjejnë një vend në Superiore, do të synohen të parët për t’i afruar.

Për të parë zhvillimet në merkato te Kukësi duhet pritur disa kohë. Gjithsesi, gjatë kësaj kohe drejtuesit janë duke menduar se cilët mund të afrojnë që edhe t’i përshtaten realitetit të ri në Kukës, duke bërë momentalisht rolin e vëzhguesit në merkato. Pikë së pari, duhet të qartësohet situata me pankinën dhe më pas të mendohet për lëvizjet konkrete që t’i bashkohen skuadrës.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"