Sezoni 2024-2025, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë konfirmon vazhdimësinë me Lushnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 16:16

Sezoni 2024-2025, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë konfirmon vazhdimësinë me Lushnjën

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Romeo Olola, është një ndër futbollistët që është nën kontratë me klubin lushnjar edhe për sezonin e ri.

olola lushnja

19-vjeçarit i skadon kontrata në qershorin e vitit 2026 dhe tani pret shpërthimin me verdhejeshilët. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai flet për pjesën e dytë të sezonit kur kaloi te Lushnja. “Ky sezon shkoi mirë për mua. Nuk mendoja se gjithçka do të shkonte kaq shpejt. Në fund i bëmë të lumtur tifozët duke siguruar mbijetesën.

Do të doja të bëja edhe më mirë”, deklaroi Olola. Sulmuesi 19-vjeçar u shpreh i gatshëm për vazhdimësinë. “Jam në Shqipëri dhe po shijoj pushimet. Jam nën kontratë me Lushnjën dhe jam gati të mbroj ngjyrat e klubit”, tha sulmuesi Romeo Olola, i cili shënoi dy gola në pjesën e dytë të sezonit 2023-2024.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"