Sezoni i shkëlqyer, kush është talenti 19-vjeçar që do të katërfishojë rrogën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2024 | 21:10

Sezoni i shkëlqyer, kush është talenti 19-vjeçar që do të katërfishojë rrogën e tij

Kobi Maino do të katërfishojë rrogën e tij duke nënshkruar një kontratë të re me Mançester Junajtid. Ylli në ngjitje i “djajve të kuq” ka shkëlqyer në Premier Ligë këtë sezon dhe sipas “Daily Star” do të shpërblehet me kushte të reja në kontratë.

skysports-kobbie-mainoo-england_6496534

Mesfushori i akademisë, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Kupës FA në 25 maj në “Uembli”, thuhet se do të fitojë 80,000 paund në javë me marrëveshjen e tij të re. Kjo rritje e pagave do të bëjë që i diplomuari në “Carrington” të fitojë vetëm 5,000 paund më pak në javë se Rasmus Hojlund, i cili i kushtoi klubit 72 milionë paund në verë.

Megjithatë, ai do të mbetet ende larg lojtarëve më të paguar të klubit, me Markus Rashford, Xhejdën Sanço dhe Kasemiro, që të gjithë fitojnë mbi 300,000 paund në javë. 19-vjeçari thuhet se ka rënë dakord me kushtet në parim, por i ka shtyrë negociatat deri pas “Euro 2024”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"