Sfida e nxehtë Tirana-Crvena Zvezda po afron, policia e kryeqytetit zbardh planin e masave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 15:43

Sfida e nxehtë Tirana-Crvena Zvezda po afron, policia e kryeqytetit zbardh planin e masave

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e sfidës Tirana-Crvena Zvezda, e cila do të luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
Tirana-crvena
Drejtoria vendore e policisë së kryeqytetit bën me dije se nuk do të lejohet grumbullimi i tifozëve para, gjatë dhe pas ndeshjes. Nga ana tjetër, nuk do të lejohet qarkullimi i këmbësorëve dhe automjeteve në disa akse rrugore.

Takimi mes bardhebluve dhe kampionëve të Serbisë luhet në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Kampioneve.|

Njoftimi i policisë

“Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë do të merren sërish një serë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara informojmë qytetarët e Tiranës se:

• Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”. Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do të ndërhyjë dhe do të vendosen masa administrative sipas aktit normativ ndaj të gjithë personave përgjegjes.

• Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe levizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"