Shehi ka më shumë alternativa për “sprintin” e titullit. Rikthehen Hila dhe Hasani, por ka dilema për një titullar
Tirana, para derbit ishte në hall për formacionin dhe zëvendësimet. Kjo, sepse në skuadër mungonin pesë lojtarë.
Dy janë të dëmtuar dhe bëhet fjalë për Patrik e Nikqin. Tre të tjerë ishin të pezulluar me kartonë. Bëhej fjalë për Zhozelin Behiratçen, Ardit Hilën dhe Florent Hasanin. Ky i fundit dhe Hila e kanë shlyer dënimin dhe do të jenë të gatshëm për Shehin. Behiratçe është dënuar pesë javë dhe ende nuk ka bërë tri ndeshje të pezulluara. Vetëm pas sfidës së tretë mund të paguajë dënimin.
Nga ana tjetër në skuadër shqetëson Lushkja, që u dëmtua me Partizanin. Ai mund të qëndrojë pushim dhe në fushë do të jetë Hila. Tri ndeshje të Superiores do të luhen në 9 ditë gjatë majit. Kështu, java e 33-të do të luhet më 20 maj, ndërsa java e 36-të më 29 maj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"