Shehi nderon Skënderbeun, shpallet portieri i tretë më i mirë në Europa Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 22:53

Shehi nderon Skënderbeun, shpallet portieri i tretë më i mirë në Europa Ligë

Skënderbeu u eliminua nga grupet e Europa Ligës, edhe pse bëri një paraqitje dinjitoze në të gjashta ndeshjet që zhvilloi në këtë kompeticion, ku arriti ta mbyllte me 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.

shehi1

Në total korçarët grumbulluan 5 pikë, dhe kjo falë paraqitjeve të shkëlqyera të ekipit në fushë. Talentet në kampin e Skënderbeut nuk mungojnë, dhe në lupën e menaxherëve ishin pothuajse të gjithë pjesëtarët e formacionit, por një nga ata që ka shkëlqyer, edhe pse më i vjetri në moshë, është pikërisht portieri Orges Shehi.

Në mbyllje të fazës së grupeve, gardiani është shpallur portieri i tretë më i mirë nga të gjitha grupet, me 26 pritje në total. Një meritë kryesore, që Skënderbeu ka arritur këto rezultate mbresëlënëse, ka pikërisht Shehi, që në shumë raste i ka mbajtur në lojë, me pritjet e tij vendimtare. Në vendin e dytë në këtë renditje të publikuar nga UEFA, gjendet portieri i Rosenborgut, Andre Hansen, me 30 pritje, ndërsa listën e kryeson Denis Sherbitski, gardiani i Bate Borisov, me 31 pritje në total, në 6 ndeshjet e grupeve në Europa Ligë.

shehi pritjet europe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"