Sheikët bëjnë ofertën e fundit për të blerë Junajtidin, miliarda paund dhe afat… 2 ditor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 14:59

Sheikët bëjnë ofertën e fundit për të blerë Junajtidin, miliarda paund dhe afat… 2 ditor

Mançester Junajtid mund të ketë pronarë të rinj. “Djajtë e kuq” kanë marrë sot një ofertë të majme për aksionet e klubit dhe është sheiku i Katarit, Sheik Jasim ai që ka ofruar plot 6 miliardë paund për të blerë aksionet e klubit.

SHEIKU

Kjo është oferta e pestë që ky sheik bën në drejtim të familjes Glazer dhe sipas asaj që raporton “Daily Mail”, është edhe oferta e fundit. Ata i kanë vënë Glazerit një afat 2 ditor dhe deri të premten mund të negociohet në lidhje me kushtet e shitjes. Në garë me Xhim Ratklaif, sheiku shpreosn që të ketë kontrollin e plotë të klubit.

Nëse nga klubi nuk ka një përgjigje përfundimtare deri të premten, atëherë gjërat do të ndryshojnë. Oferta do të mbetet e njëjta, pra 6 miliardë paund por sheiku nuk do të pranojë më negocime me drejtuesit aktualë dhe vetëm do të pranojnë përgjigjen për po ose jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"