Shënoi dy gola dhe kualifikoi Turqinë, Demiral rrezikon pezullimin nga UEFA për festimin me simbolin e “ujqërve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 18:42

Shënoi dy gola dhe kualifikoi Turqinë, Demiral rrezikon pezullimin nga UEFA për festimin me simbolin e “ujqërve”

Merih Demiral shënoi dy gola në natën e të martës dhe ndihmoi Turqinë që të kalonte Austrinë, duke siguruar çerekfinalen në Euro 2024. Por mbrojtësi turk, rrezikon një masë ndëshkimore për shkak të festimit që bëri gjatë kësaj ndeshje.

demiral

Futbollisti festoi me duart lart duke bërë shenjën e ujqërve me gishta drejt tribunave, një simbol i “Ujqërve Gri”, emri që u është vënë mbështetësve të lëvizjes “Ülkücü” në Turqi, e cila në Gjermani dhe në vende të tjera është në monitorim si lëvizje e ekstremit të djathtë. Një gjest i Demiral që mund të interpretohet si mesazh politik dhe të përfundojë kësisoj nën lupën e UEFA-s e cila nuk lejon zakonisht ngjarje të tilla.

Megjithatë, vetë Demiral nuk duket i shqetësuar dhe pas ndeshjes përsëri para mediave se është gati të bëjë edhe një herë të njëjtin festim nëse i jepet mundësia.

“Mënyra se si festova ka të bëjë me identitetin tim turk. Unë pashë njerëz në stadium që bënë këtë festim gjithashtu. Unë shpresoj që të kem mundësi të tjera që të bëj këtë festim. Nuk ka asnjë mesazh të fshehtë, unë thjesht dëshiroja të tregoja se sa i lumtur jam”, tha Demiral pas ndeshjes.

“Ujqërit Gri” cilësohen si ekstremistë në disa vende të Europës Perëndimore për shkak se kërkojnë rikthimin e perandorisë së madhe të “Turan” që përfshin territore nga Ballkani, deri në Kinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"