Shënoi dy gola ndaj Vllaznisë, 19-vjeçari Xhixha: Dua të bëhem si Salihi
Autori i dy golave në ndeshjen e djeshme, Redon Xhixha, në një deklaratë për “SuperSport”, ka sqaruar momentin e golit të dytë ku topi po shkonte drejt rrjetës dhe sulmuesi e shtyu atë duke i dhënë forcë.
“Të them të drejtën, topi ishte jashtë vijës fatale, kur unë e kam shtyrë në rrjetë. Megjithatë, pak rëndësi ka kjo, pasi kemi marrë një fitore të shkëlqyer. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, për faktin që më kanë pasuar dhe unë kam arritur të shënoj. E gjithë skuadra ka bërë një paraqitje të mirë”, tha lojtari, që ka një mesazh edhe për tifozët.
“Dua të falënderoj edhe tifozët e skuadrës, që nuk kanë qenë të shumtë në stadium, por shpresoj që me lojërat e mira të na mbështesin edhe më shumë në të ardhmen”, tha futbollisti, që ka dy idhuj në botën e futbollit.
“Jam ende në fillimet e karrierës, por më pëlqen shumë Hamdi Salihi nga futbolli shqiptar dhe Levandovski nga ai i huaj”, ka përfunduar 19-vjeçari, i cili me paraqitjen e djeshme duket se ka siguruar një vend në formacionin bazë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"