Postuar: Qershor 29, 2024 | 22:25
Shënoi eurogol ndaj Italisë, Ruben Vargas zbulon bisedën speciale me Xhakën
Ruben Vargas ishte një nga më të mirët në fushë për Zvicrën në triumfin 2-0 të arritur ndaj Italisë, teksa shënoi një eurogol në startin e pjesës së dytë. Ai ka zbuluar pas ndeshjes se çfarë i kishte thënë kapiteni i ekipit, Granit Xhaka mes pjesëve dhe në momentin e goditjes së topit kur u shënua goli.
“Graniti më tha: ‘Ruben, vetëm shëno një gol”. Më pas e dëgjove duke më thënë gjuaj. Gjithçka ndodh shumë shpejt”, tregoi Vargas pas ndeshjes për mediat zvicerane.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](http://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)