Shënojnë Memushaj dhe Berisha, rikthehet Mavraj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2015 | 19:00

Shënojnë Memushaj dhe Berisha, rikthehet Mavraj

Memushaj-pescara-653x420PESKARA

Memushaj shënon gol fitoreje

Është hera e pestë këtë sezon që mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës. Ledian Memushaj vijon që të jetë vendimtar për Peskaran, pasi edhe në javën e 19-të të Serisë B ka shënuar për t’i dhënë tri pikë skuadrës së tij. Kapiteni është treguar i ftohtë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 50-të. Me golin e realizuar, bardhekaltrit arritën që të sigurojë fitoren në transfertë përballë Lançianos. Gjashtë minuta më vonë, vendasit kanë ngushtuar shifrat, por me golin e shqiptarit, fitorja u ka shkuar miqve. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi për herë të pestë sivjet dhe është i treti futbollist në listën e golashënuesve të skuadrës së Masimo Odos. Me këtë sukses, ky ekip ngjitet në vendin e gjashtë.

VITESHE

Rashica, tani kryegolashënues

Dopieta ndaj Tuentes jo vetëm që i dha fitoren Viteshes, por edhe ka ngjitur në krye të golashënuesve talentin shqiptar. Milot Rashica ka arritur në kuotën e 6 dhe aktualisht është kryegolashënuesi i skuadrës (po aq edhe Qazaishvili). Ai ka shënuar tre herë në stadiumin e tij dhe po aq në sfidat e zhvilluara në transfertë. Në listën e shënuesve në kampionatin holandez, 19-vjeçari nga Vushtrria ndodhet në vendin e 19-të, teksa listën e kryeson De Jong i PSV-së me 13 gola.

NË AUSTRALI

Berisha shënon, por humb derbin

Besart Berisha ka shënuar dje në derbin e Melburnit, por skuadra e tij Melburn Viktori është mundur 2-1. Kjo është e katërta humbje radhazi për skuadrën ku aktivizohet sulmuesi. Prej gati 5 vjetësh, Besart Berisha ka humbur nga radarët e Kombëtares, por karriera e tij ka qenë në ngjitje. 30-vjeçari deri tani ka shënuar 69 gola në 110 ndeshje dhe pritet që të thyejë rekorde. Atij i duhen edhe 20 gola që të mund të kalojë rekordmenin Arçi Tomson, shënuesi më i mirë i Ligës në histori.

NË FRANCË

Cana në stol, Lenjani titullar

Nanta e Lenjanit dhe Canës nuk arrin të fitojë prej pesë ndeshjesh radhazi. Edhe dje në transfertë përballë Lorientit, sfida është ndarë në barazim pa gola. Në këtë takim, kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, nuk u aktivizua, por ishte pjesë e stolit. Në fushë, përgjatë gjithë takimit ishte mesfushori Ermir Lenjani, që gjithsesi nuk ka arritur të bëjë asgjë për të zhbllokuar rezultatin. Skuadra e shqiptarëve renditet në vendin e 12-të me 24 pikë, po aq sa edhe Marseja.

Këlni

Mavraj

Mërgim Mavraj është rikthyer pas një mungese të gjatë me ekipin e parë të Këlnit. Mbrojtësi i kombëtares luajti vetëm për sekonda në fitoren 2 – 1 që ekipi i tij arriti ndaj me Borusiad se Dortmundit. Një sinjal pozitiv për mbrojtësin shqiptar, i cili është mëse i nevojshëm për përfaqësuesen kuqezi.

Përgatiti: Olsi Tujani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"