Sherri në Romë për vizitat, Kaljari e pret sot për firmën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 11:46

Sherri në Romë për vizitat, Kaljari e pret sot për firmën

Pas dy sezoneve të shkëlqyera me Egnatian, Alen Sherri po bëhet gati që të nisë aventurën e tij të re italiane. ALEN-SHERRI-KOMBETARJAPortieri shkodran ka udhëtuar dje drejt Romës për të kryer vizitat mjekësore para se të shkojë në grumbullimin e Kaljarit, që po përgatitet në Valle D’Aosta për sezonin e ri. Sherri ka udhëtuar drejt Romës, ku do të kryejë në klinikën e specializuar “Vilal Steuart” të gjitha kontrollet përkatëse mjekësore.

Pasi të ketë kaluar ato, portieri i cili u shpall kampion me Egnatian do të niset drejt lokalitetit ku gjendet skuadra e Kaljarit, për t’iu bashkuar atij që do të jetë klub i tij i ri.

Firma në kontratë dhe prezantimi i portierit që do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në vitin 2027, pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, ku ai të zbresë edhe në fushën e lojës për të nisur përgatitjet me klubin italian. Egnatia ka përfituar rreth 500 mijë euro nga ky transferim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"