Shifra stratosferike/ 1 miliard euro, ja kush është kombëtarja më e shtrenjtë e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 16:40

Shifra stratosferike/ 1 miliard euro, ja kush është kombëtarja më e shtrenjtë e Botërorit

Franca është ekipi më i shtrenjtë që do të jetë pjesë e këtij Botërori. Sipas lajmit të publikuar nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, sipas vlerave të futbollistëve, dilet në përfundimin se “gjelat” vlejnë plot 1 miliard e 80 milionë euro, me yje si Mbape (120 milionë euro), po kaq edhe Grizman.

boterori

Ndjek ekipi i Spanjës, me një vlerë prej 1 miliard e 40 milionë euro. Pavarësisht se ka lojtarë si Neymar apo Coutinho, Brazili mban vendin e tretë, me një diferencë të ndjeshme në krahasim me dy vendet e para. Pesë herë kampionët e Botës kushtojnë 950 milionë euro. Gjermania e Loë pozicionohet në vendin e katërt, me “Pancerat” që kapin shumën e 885 milionë eurove, ndërsa në vendin e pestë Anglia, vlera e “Tre Luanëve” është 874 milionë euro. 10-shja e parë plotësohet me radhë nga Belgjika, Argjentina, Portugalia, Uruguaji dhe Kroacia. Përfaqësuesja që merr pjesën në Botëror me vlerën më të vogël është ajo e Panamasë me vetëm 9.4 milionë euro.

francaaaaa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"