Shitjet mbajnë peng afrimet, ja situata te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 20:52

Shitjet mbajnë peng afrimet, ja situata te Tirana

Tirana kërkon të afrojë sërish lojtarë, sidomos në repartin e mbrojtjes, por gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Që të afrojnë sërish futbollistë, Tirana duhet të shesë disa lojtarë.

tirana

Kështu, Kozi, Meta, Jaku dhe Abdullahu janë disa prej tyre që mund të largohen ose të paktën që janë në merkato. Abdullahu tashmë është ikur, ndërsa për t’u parë se çfarë do të bëhet me të tjerët. Për çdo lëvizje do të pritet deri në 31 gusht, ndonëse shitja e lojtarëve të rinj është çelësi për afrimin e futbollistëve të tjerë.

Kjo do të thotë se për të afruar lojtarë duhet të largohen disa, jo vetëm për paratë, por edhe për numrat në fushën e lojës, pasi tani në skuadër ka pafund lojtarë. Në këtë moment që flasim, ndryshe nga se zonet e tjera Tirana këtë verë akoma nuk ka bërë një shitje. Kozi, Abdullahu, Jaku, Meta e ndonjë lojtar tjetër janë në merkato, por të shohim.

Skuadra aktuale ka një rritje 700 mijë euro nga vlerësimi i sezonit të shkuar. 4.9 milionë euro ështënë këtë moment vlera e Tiranës në “Transfermarkt”.

Kujtojmë që Tirana ka pësuar edhe një ndryshim rrënjësor. Përveç 13 afrime, skuadra nëkëtë moment që flasim ka larguar jashtëzakonisht futbollistë. Kështu, nga fundi i kampionatit deri në këtë moment që flasim janë nëntë largime dhe madje me peshë.

Ata janë Erjon Hoxhallari, BrunoLulaj, Kristal Abazaj, Ardit Deliu, Regi Lushkja, Patrik Robson, Liridon Latifi, Filip Najdovski, Ilion Lika.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"