Shkëlqeu përsëri në Europian. Uest Ham gjurmon mesfushorin N’Golo Kante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 15:30

Shkëlqeu përsëri në Europian. Uest Ham gjurmon mesfushorin N’Golo Kante

Klubi i Uest Ham thuhet se ka paraqitur ofertë për N’Golo Kante. Interesi i “Çekanëve” për të rikthyer mesfushorin në Premier Ligë doli në dritë në fillim të kësaj jave.

kante

Pretendohet se londinezët lindorë kanë paraqitur propozim për ish-lojtarin e Çelsit. “Mjeshtri” i raportimeve mbi zhvendosjen e futbollistëve, Fabricio Romano, shkroi në “X”: “Uest Ham i është afruar Al-Itihad për të pyetur në lidhje me N’Golo Kante si objektivin kryesor. Bisedimet e drejtpërdrejta u zhvilluan mes klubeve dhe me kampin e lojtarit. Pozicioni aktual i AlItihad, nuk ka asnjë qëllim për ta shitur Kante, i konsideruar si lojtari kryesor dhe profesionisti i lartë”, pohon Romano.

Palët për momentin po negociojnë, por klubi i Arabisë Saudite raportohet se nuk ka ndër mend të heqë dora nga lojtari dhe vetëm nëse ky i fundit do të insistojë, kërkon 25 milionë paund për kartonin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"