Shkëlzen Gashi, “Lojtari i Vitit 2014” në Zvicër, edhe Xhaka te më të mirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2015 | 9:17

Shkëlzen Gashi, “Lojtari i Vitit 2014” në Zvicër, edhe Xhaka te më të mirët

gashiShkëlzen Gashi është shpallur dje “Lojtari më i mirë i Vitit 2014” në Superligën zvicerane. Çmimi i është dhënë sulmuesit shqiptar të Bazelit nga Federata e Futbollit të Zvicrës, në Mbrëmjen Gala të zhvilluar mbrëmë për vlerësimet e vitit që lamë pas. Gashi e përfundoi sezonin 2013-2014 si golashënuesi më i mirë i kampionatit me 19 gola, teksa ishte pjesë Grasshopersit. Gjithashtu, pas transferimit te Bazeli në verën e vitit të kaluar, sulmuesi e mbylli vitin sërish në krye të renditjes së golashënuesve me klubin kampion në fuqi të Superligës helvete. Ndërkohë, në mesin e të vlerësuarve për vitin 2014 ishte edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili gjithashtu është pjesë e Bazelit. Ai u shpall te formacioni i vitit si mbrojtës i djathtë, bashkë me sulmuesin Gashi. Të gjitha vlerësimet u bënë pas votimit të trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve, teksa në fund federata zvicerane nxori fituesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"