Shkëmbi në prag të duelit me Torpedon: Kundërshtari është disa hapa para nesh, ja si pres të luajë Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 12:25

Shkëmbi në prag të duelit me Torpedon: Kundërshtari është disa hapa para nesh, ja si pres të luajë Tirana

Tirana do të përballet nesër me Torpedon në ndeshjen e kthimit të vlefshme për raundin e parë në Ligën e Konferencës. Në prag të këtij dueli, trajneri Bledi Shkëmbi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.shkembi“Mendoj që kemi bërë një paraqitje të mirë duke pasur parasysh kohën në disposicion, sinjalet e asaj ndeshje janë pozitive. Unë personalisht dhe stafi jemi të mendimit që kemi bërë një ndeshje positive por kemi vlerësim maksimal për kundërshtatin. Është një skuadër shumë e fortë. Për skemën nuk ndryshon gjë, Ismajli kthehet, na vjen keq për çfarë ndodhi ndeshjen e parë. Lojtarët duhet të japin maksimumin, të vrapojnë pafund dhe të kenë besim për kualifikimin. Unë pres një Tiranë që të luajë në mënyrën që të kualifkohet, do ta shohim në fushë, por do të jemi me dëshirë për tu kualifikuar. Duhet të dimë se çfarë mund të bëjmë. Para ndeshjeve shanset janë 50 me 50, të barabartë, por kundërshtari është disa hapa para nesh për shumë arsye. Mua personalisht më bëri përshtypje ardhja e tifozëve deri atje, më pëlqyen djemtë. Shpresoj ti kemi afër përsëri, nuk iu premtohet fitorja, por do të japin maksimumin në fushë”, deklaroi Shkëmbi.

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"