“Shkojmë në Tiranë për të fituar”, trajneri i Moldavisë gati për duelin me Shqipërinë: I kam studiuar, ja di pikat e dobëta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2023 | 12:06

“Shkojmë në Tiranë për të fituar”, trajneri i Moldavisë gati për duelin me Shqipërinë: I kam studiuar, ja di pikat e dobëta

Moldavia duket se është gati për duelin në “Air Albania” përballë Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

prima-conferinta-de-presa-a-selectionerului-serghei-clescenco-4322-1638537036

Trajneri i Moldavisë, Serghei Kleskenço beson se skuadra e tij do të arrijë të dalë me pikë të plota nga transferta e Tiranës.

“Kemi një skuadër të re, sigurisht lojtarët vijnë në këtë grumbullim pak të lodhur dhe duhet të marrin veten nga një sezon i gjatë dhe i vështirë. Ka elemente të rinj, shkojmë për të bërë surprizën dhe për të marrë një fitore në Shqipëri. Djemtë janë të karikuar, e kam analizuar ndeshjen e Shqipërisë në Poloni. Them se ka pika të dobëta ku ne mund t’i godasim dhe të fitojmë. nuk shkojmë për të humbur në Tiranë. Mobilizimi ynë do të jetë maksimal dhe shpresojmë shumë në një rezultat pozitiv”, deklaroi 51-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"