Shkumbini feston 100 vjetorin e themelimit, “Besnikët” godasin me postim emocionues në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 18:53

Shkumbini feston 100 vjetorin e themelimit, “Besnikët” godasin me postim emocionues në rrjetet sociale

Ditë speciale për futbollin peqinas, pasi klubi i Shkumbinit feston sot 100-vjetorin e krijimit. Edhe pse aktualisht militon në Kategorinë e Dytë, Shkumbini i ka dhënë tonusin elitës së futbollit shqiptar, ku ka milituar për shumë sezone, duke qenë shpeshherë protagonist.

Shkumbini

Në këtë ditë të shënuar, tifogrupi “Besnikët”, ka bërë një postim emocionues për 100-vjetorin e themelimit të klubit, duke shprehur mësë miri dashurinë pa kushte për ngjyrat bardheblu.  

STATUSI I PLOTË I BESNIKËVE:  

1 SHEKULL KLUB FUTBOLL SHKUMBINI…
Ne ju themi #Faleminderit;
-Të gjithë ju që punuat për themelimin e klubit.
-Të gjithë lojtarëve që veshën fanellen bardhekalter dhe e nderuan atë.
-Të gjithë tifozëve që e kanë ndjekur Shkumbinin ndër vite, cdo gjenerate, ku shume prej tyre fatkeqësisht nuk jetojnë më.
-Të gjithë presidentëve ndër vite, donatorëve që kanë kontribuar ndër vite për bardhekaltërit.
-Të gjithë Trajnerëve, puntorëve të fushës dhe cdo person që ka ndihmuar të pakten një herë klubin, i paguar apo vullnetarë.
Klubi i futbollit Shkumbini është parë si një dashuri pa kushte!
Klubi futbollit Shkumbini ka rritur breza, i ka dhënë emocione çdo tifozi të saj, mbase ndonjeherë i ka lodhur, i ka zhgënjyer por ndërkoh i ka lumturuar, i ka sjellë gëzim, i ka hequr sado pak mendjen nga jetesa e vështirë apo hallet e përditshme.
Futboll Klub Shkumbini ka nxjerr futbollist të kombëtares, ka rritur breza lojtarësh që kanë ardhur fëmijë e janë larguar burra.
Futboll Klub Shkumbini me vendndodhje në një qytet të vogël, e ka bërë pikërisht këtë qytet aq të madh sa të dëgjohet pothuajse cdo javë nëpërmjet saj.
Futboll Klub Shkumbini ka jetuar gjatë në ëndrrat e cdo tifozi, ka qenë aty bashkë me ne në cdo moment.
Futboll Klub Shkumbini ka duruar dhe ka mbajtur shumë padtejtësi ndaj saj por kurr nuk është ankuar e ashtu në heshtje ka duruar.
Kush dashurohet një her me ngjyrat bardhekaltër, është dashuruar përjetësisht me të.
Faleminderit KF SHKUMBINI për emocionet, gëzimin, hidhërimin, vuajtjet, sherret, problemet, fitoret, humbjet, mësimet që na ke dhuruar ndër vite.
Kjo jetë pa ty do të ishte ndryshe dhe cdo tifozi tendin do ti mungonin ngjyrat e një rrugetimi kaq unik sic na e ke dhuruar.
36.500 dit histori nuk ti heqin as dashakeqësit dhe asnje një që ka dashur apo tentuar të përdhos emrin tënd.
Në këtë Shekull “Shkumbinor” do të donim tja dedikonim këtë përvjetor të gjithë atyre që e kanë dashur Shkumbinin dhe sot nuk jetojnë më por që janë largur me një Shkumbin që ato i ka bërë krenar, shumë herë më i mirë nga ky i sotmi.
Të vishje fanellën bardhekaltër nuk ka qenë e lehtë, pas saj gjëndeshin gjithmonë njerëz kritik dhe kërkues, fshiheshin një ushtri tifozësh nga cdo rreth i Peqinit e më tej që jepnin nga vetja cdo gjë, emocionalisht, fizikisht, financiarisht për ti mbështetur ato që e veshën këtë fanellë.
Fanella e Shkumbinit ka simbolizuar gjithmonë forcën dhe pasionin dhe është munduar që garën e kampionatit në Shqipëri ta bëjë më të bukur dhe konkuruese duke i shtyar ngjyrimin e tij Bardhekalter.
Ne do të jemi gjithmonë falenderues Futboll Klub Shkumbini! jetës tonë i ke dhënë më shumë kuptim!
Në këtë jetë apo në tjetrën gjithmonë,
“FORCA SHKUMBINI”
Qoftë një shekull i mir ky që po vjen…
29.07.1924 – ♾️

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"