Shorti i Ligës së Kampioneve / Kukësi kundër Karabakut të Agollit nëse kalon turin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2017 | 12:00

Shorti i Ligës së Kampioneve / Kukësi kundër Karabakut të Agollit nëse kalon turin

Kukësi mund të ndeshet me Karabak të Ansi Agollit nëse kalon në turin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Ky ka qenë rezultati i shortit të sotëm të hedhur në Nion të Zvicrës, ku verilindorët kanë evituar në fakt një kundërshtar shumë më të komplikuar si Olimpiakosi që drejtohet nga Besnik Hasi.

Shorti Champions

Në fakt, kampionët e Shqipërisë, nëse kalojnë Sherif Tiraspol, parashikohet që të luajnë kundër fituesit të çiftit Karabak-Samtredia, por fitorja e azerëve me shifrat 5-0 në ndeshjen e parë përballë gjeorgjianëve lë pak vend për dyshime se si do të mbyllet ky duel.

SHORTI

Sllavia Praga- BATE Borisov / Alashkert

Spartaks Jyrmala / Astana – IFK Mariehamn / Legia Varshavë

Zrinjski / Maribor – FH Hafnarfjordur / Víkingur

Malmo / Vardar – Zhilina / Kopenhagë

Linfilld / Sëlltik – Dundalk / Rosenborg

Hapoel Ber-Sheva / Honved – Zalgiris Vilnius / Ludogorets

Vitorul – APOEL / Dudelanzh

Hibernians  / Salcburg – Rijeka / TNS

Karabak / Samtredia – Sherif / Kukësi

Partizan Beograd / Buduçnost Podgorica -Olimpiakos

shoorti champions

FC Steaua – Viktoria Plzen

Nicë-Ajaks

Dinamo Kiev-Jang Bojz

AEK Athinë-CSKA Moskë

Klub Bryzh-Istanbul Bashakshehir

*Ndeshjet e turit të tretë luhen më datë 25/26 korrik dhe 1/2 gusht 2017

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"