Shorti i Serisë A/ Rregulla të veçanta për ndeshjet derbi, ja çfarë duhet të dini për sezonin e ri
Sot do të hidhet shorti për kalendarin e Serisë A italiane, teksa kanë ndryshuar disa rregulla në Itali dhe ashtu si në sezonin e fundit, ndeshjet e fazës së parë do të jenë ndryshe nga ndeshjet e fazës së dytë, duke pasur një kalendar asimetrik.
Para se të hidhet shorti, Liga A vë disa rregulla të reja të cilat rregullojnë shortin para se të hidhet dhe përjashton disa ndeshje. Disa nga rregullat kryesore, janë mungesa e një ndeshje derbi në javën e parë dhe të dytë, por as në javën e fundit të kampionatit dhe në javën e fundit të fazës së dytë.
Skuadrat që luajnë në një qytet, do të kenë gjithmonë ndeshje brenda-jashtë. Nëse njëra skuadër luan brenda, detyrimisht skuadra tjetër e qytetit do të duhet të luajë jashtë. Për shembull, nëse Interi ose Roma është skuadër pritëse, Milani dhe Lacio do të luajnë në transferta.
Gjatë këtij sezoni do të ketë vetëm katër pauza për ndeshjet e kombëtareve: 10 shtator 2023, 15 tetor 2023, 19 nëntor 2023 dhe 24 mars 2024. Vetëm një prej raundeve do të luhet në mesjavë, ai më 27 shtator. Risia e këtij sezoni të Serisë A është që nuk do të ketë asnjë ndalesë gjatë festave të fundvititi. Eksperimenti i “Boxing Day” (26 dhjetor) nuk do të përsëritet, por skuadrat do të rikthehen në fushë më 30 dhjetor 2023 dhe sërish më 6 janar 2024.
Ky raund kampionati do të luhet pa 4 skuadrat e përfshira në Superkupën e Italisë, që do të luhet në Arabinë Saudite në janar (Napoli, Inter, Lacio dhe Fiorentina). Janë zyrtarizuar edhe datat e Kupës së Italisë, që do të nisë më 6 gusht me turnet paraeliminatore dhe do të finalizohet në Romë më 15 maj 2024.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"