Shoshi mbetet në Ballsh, firmos edhe Muskaj
Merkatoja në Ballsh ka nisur të lëvizë. Flamur Tairi dje ka nënshkruar edhe kontratën, teksa për tre vite do të jetë pjesë e skuadrës ballshiote. Afrimi i tij forcon ndjeshëm repartin e mesfushës, teksa më herët kanë ardhur edhe lojtarë si Peposhi, Gava dhe Hyshmeri.
Sakaq, një tjetër futbollist që ka zyrtarizuar marrëveshjen është mbrojtësi Arben Muskaj, i cili më herët ka qenë pjesë e Partizanin. Lojtari prej ditësh në fakt ishte vënë nën urdhrat e trajneri Canaj, por nga dje ai është përfundimisht i Bylisit, pasi ka firmosur një kontratë për 2 vite, por me opsion rinovimi për një tjetër sezon.
Shoshi – U përfol që do të largohej, por nuk do të ndodhë kështu. Mariglen Shoshi mbetet në Ballsh edhe për një tjetër sezon. Kujtojmë që pak ditë më parë, mbrojtësi deklaroi se do të shkonte te skuadra e Andi Ribajt, por duket se ky operacion nuk do të ketë një fund të lumtur. Vetë lojtari ka konfirmuar për gazetën se do të qëndrojë te ballshiotët, duke respektuar edhe kontratën. Ai sqaron se pista izraelite do të jetë e mbyllur përkohë- sisht. Ky lajm gëzon drejtuesit e klubit, por edhe tifozët e këtij ekipi. Shoshi është një ndër të preferuarit e sportdashësve, falë golit të shënuar në ndeshjen e fundit kundër Lushnjës. Renaldo Grem
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"