Shpallet lista e Kombëtares U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2012 | 10:57

Shpallet lista e Kombëtares U-17

Është shpallur lista e lojtarëve që udhëtuan dje me përfaqësuesen U-17 drejt Holandës, ku do të luhen ndeshjet eliminatore të turit “elite raund” të vlefshme për Euro 2013. Një pjesë e mirë e futbollistëve të thirrur luajnë jashtë. Kombëtarja shqiptare U- 17, e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, u kualifikua pak muaj më parë në raundin e skuadrave më të mira, ndaj do të vazhdojë rrugëtimin e vet edhe më tej për në Euro 2013 për këtë moshë. Skuadra jonë gjendet në grupin e 5-të së bashku me Serbinë, Holandën dhe Irlandën. Takimet do të luhen nga data 22 deri më 27 mars të vitit të ardhshëm në Holandë dhe dy skuadrat e para do të kalojnë në ndeshjet çerekfinale. Një ditë përpara nisjes për në Holandë, ku do të zhvillohen ndeshjet e turit elitar të Kampionatit Evropian U-17, trajneri Mustedanagiç ka deklaruar se qëllimi kryesor i skuadrës kombëtare të Shqipërisë për këtë kategori moshe është dinjiteti. Ai e parashtroi këtë gjë në të gjitha aspektet, të cilat përbëjnë në kompleksitet një turne të nivelit të tillë në kontinentin tonë. Lojtarët kosovarë Murati, Beqiri dhe Lokaj pritet të pajisen sot me pasaporta shqiptare dhe të mund të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Holandës në orën 19:00.

EMRI                           SKUADRA
Aldo Teqa                  Anorthosis
Thomas Strakosha
Amri Jonuzi            Tirana
Paulo Sokoli            Xhenoa
Kristi Marku            Teuta
Tom Syku                 Udineze
Besar Vorpsi           Lozanë
Dorian Hakrama   Olimpiakos
Eralb Sinani            AEK
Ergi Borshi             Vllaznia
Endri Çekiçi           Pogradeci
Maldin Ymeraj     Panathinaikos
Jurgen Vatnikaj   Tirana
Mikelanxhelo Bardhi Iliria
Frans Ymeralilaj  Diagora
Almedin Murati   Teuta
Berat Beqiri           FC Kopenhagen
Fabian Lokaj        Jang Bois

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"