Shpenzimet e Partizanit, “demat” nuk blejnë lojtarë pa shitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 17:14

Shpenzimet e Partizanit, “demat” nuk blejnë lojtarë pa shitur

E kemi theksuar disa herë se Partizani në vitet e fundit është klubi më blerës i Kategorisë Superiore dhe për këtë gëzon merita, pasi ka arritur të grumbullojë disa nga të rinjtë më të talentuar. Por në sezonin e shkuar nuk arriti të fitojë titullin dhe përveç kësaj, deri më tani nuk ka mund as të përmbyllë ndonjë shitje të madhe, që do të balanconte harxhimet me fitimet.

Partizani

Kjo duket se të paktën deri sot kur flasim, ka ngecur edhe procesin e blerjeve. Ndryshe nga çfarë ka ndodhur në merkatot e shkuara, të kuqtë nuk kanë blerë asnjë lojtar dhe me shumë mundësi kjo nuk pritet të ndodhë nëse nuk do të ketë shitje të mëdha të lojtarëve si Rrapaj, Maget apo dikush tjetër.

Në fakt duhet shtuar se asnjë klub, përfshirë edhe Egnatian kampione, nuk ka blerë lojtarë në këtë sezon, por i kanë afruar me parametra zero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"