Shpresat barazojnë me 10 lojtarë ndaj Izraelit, Jupi: I kënaqur me reagimin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2015 | 16:55

Shpresat barazojnë me 10 lojtarë ndaj Izraelit, Jupi: I kënaqur me reagimin e skuadrës

shpresatShqipëri U-21 – Izrael 1-1
Golat: Çekiçi 83′ (11-m) / Hugy 29′

FORMACIONET
SHQIPËRI U-21: Strakosha, Vojvoda, Hoxhallari, Lulaj, Prenga,
Qose (Gino 46′), Gavazaj, Laçi, Manaj (Avdiaj 34′), Rashica, Latifi, (Çekiçi 62′). Trajner: Redi Jupi
IZRAEL U-21:
Elkaslasi, Habashi, Abu Abaid (Sardal 55′), Peretz,
Kinda (Reiçert 75′), Raijan, Altman (Gozlan 62′), Jaber, Tuito,
Hugy, Danino.
Trajner: Arik Benado.
DELEGAT:
Edgar Pukinsk (Letoni)
VËZHGUES:
Vençel Toth (Hungari)
KARTONË TË VERDHË:
Lulaj 41’, Avdiaj 48’ / Kinda 59’, Reiçert 84’
KARTON I KUQ:
48` Avdiaj

Kombëtarja shqiptare U-21  ka zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të eliminatorëve “Euro 2017”, ku në stadiumin “Qemal Stafa” ka barazuar 1-1 me Izrael U-21. Pas fitores së parë, 0-2 me Lihtenshtejnin, kuqezinjtë dje janë prezantuar me ndryshime të shumta.

Ndryshimi niste nga stoli, ku trajneri Redi Jupi ka zënë vendin e Skënder Gegës, si dhe me pesë lojtarë të rinj në formacionin bazë. Jupi ka debutuar me barazim në krye të Shpresës, por duhet vlerësuar shpirti i garës që tregoi ekipi, i cili, ndonëse në disavantazh dhe në inferiorit numerik, pasi Avdiaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 48-të, arriti të barazonte nga pika e bardhë me Çekiçin. Gjithsesi, kuqezinjtë edhe mund të befasonin dje, ku Milot Rashica ishte një nga më të dalluarit për kuqezinjtë, pa anashkaluar edhe lojën e Vojvodës në mbrojtje dhe të Laçit në mesfushë. Loja nis thuajse e barabartë, por nga një pakujdesi e tanëve në mbrojtje, në minutën e 29-të, miqtë kalojnë në avantazh me anë të Hugy. Mënyra se si u mor goli ka bërë që stafi kuqezi të ngrejë zërin. Pesë minuta më vonë Shqipëria merr tjetër goditje, pasi talenti i Interit në Serinë A, Rei Manaj, dëmtohet në kokë dhe dërgohet me ambulancë në spital. Mësohet se lojtari ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe në fund dëmtimi i tij nuk ka qenë problematik. Shpresohet që Manaj të rikuperohet për ndeshjen e radhës me Portugalinë. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-1 për Izraelin.

Pjesa e dytë nis me presionin e kuqezinjve për të gjetur golin e avantazhit, por sërish goditen. Albion Avdiaj, lojtari që zëvendësoi Manajn e dëmtuar, në minutën e 48-të e lë ekipin me 10 veta, pasi ndëshkohet me karton të kuq. Një tjetër goditje fatale për kuqezinjtë e Jupit. Pas këtij momenti, izraelitët e kanë më të lehtë kontrollin e lojës, por trajneri Redi ndërhyn në kohë duke hedhur në fushë futbollistin e Dinamos së Zagrebit, Endri Çekiçi. Loja e kuqezinjve merr një impuls pozitiv dhe dyshja Rashica- Çekiçi bëhet mjaft problematike për mbrojtjen izraelite. Nga presioni i futbollistëve kuqezi vjen edhe momenti kulmor i takimit, ku në minutën e 82-të, falë shpërthimit të Rashicës, Shqipëria U-21 fiton të drejtën e një gjuajtjeje nga pika e bardhë e penalltisë. Çekiçi nuk gabon në ekzekutim dhe rezultati barazohet në 1-1. Pas shënimit të golit, ka tension në fushë. Reiçert përplaset me Rashicën, por ndë- rhyrja e lojtarëve të tjerë ka eliminuar provokimin e mbrojtësit izraelit, i cili ndëshkohet me karton të verdhë. Takimi mbyllet në shifrat 1-1 dhe nga mënyra se si rrodhi ndeshja dhe përbërja e skuadrës lë të kuptosh se Shpresa e trajnerit Jupi ka mundësi të bëjë gjëra pozitive në këto eliminatore.

Çekiçi: “Goli nuk është vetëm meritë e imja”

Goli i Endri Çekiçit nga pika e bardhë u dha një pikë kuqezinjve U-21, por lojtari mbetet modest, pasi, sipas tij, meritë kanë të gjithë, kryesisht Rashica. “Edhe pse shënova unë, kjo nuk është meritë e imja, pasi të gjithë lojtarët pa përjashtim dhanë çka mundën. Mbi të gjithë vlerësoj atë shpërthim të Rashicës nga ku erdhi mundësia ime për të shënuar. Jemi në rrugë të mbarë dhe them se kemi pretendimet tona për kualifikim”, u shpreh Çekiçi pas ndeshjes me Izraelin. Përveç sulmuesit, dje paraqitje pozitive ka bërë edhe Vojvoda në mbrojtje, i cili pas ndeshjes vlerësoi reagimin e ekipit Shpresa ndaj izraelitëve dhe i uron fitoren Kombëtares sot ndaj Danimarkës.

MINUTAT
GJYQTARET: 
S. Ivanov, V. Semeno, V. Dençenko (Rusi)
3′
Latifi pason te Rashica, i cili e dërgon topin në zonë, por Manaj nuk
gjen kohën e duhur për ta goditur.
5′
Raijan godet bukur me kokë, fatmirësisht topi del jashtë.
27′
Raijan, përballë Strakoshës, gjuan pret në pozicion portieri.
29′
Raijan del i vetëm në qendër të zonës dhe pason saktë te Hugy.
Ky ka kohë ta përpunojë topin në zonën kuqezi, rrotullohet, gjuan dhe
shënon, 0-1.34′ Manaj, i kthyer në mbrojtje, është goditur në kokë nga
Peretz del i dëmtuar nga fusha e lojës dhe me ambulancë është dërguar
për ekzaminime në spital.
39′ Latifi provon nga 20 metra, por topi përfundon lart mbi traversë.
40’ – Gavazaj gjuan në zonën ballore të portës brenda harkut, por
kapiteni Kinda tregohet i kujdesshëm dhe e nxjerr në korne.
46′ Latifi kroson në zonë, mbrojtësi Habashi e largon topin me dorë, por
për gjyqtarin ka qenë e rregullt dhe nuk ka 11-metërsh.
48′ Avdiaj ndërhyn ashpër në mesfushë ndaj Abu Abaid. Gjyqtari e
ndëshkon me karton të verdhë, lojtari reagon dhe menjëherë ndëshkohet
me karton të kuq. Shqipëria mbetet me 10 lojtarë.
dënimi, por topi devijohet nga mbrojtësit dhe rifutet në lojë.
60′ Rashica shpërthen nga e majta, gjuan, por portieri pret bukur.
72′ Kombinimi i shkëlqyer Rashica-Çekiçi, por portieri izraelit mbetet sërish
i pakalueshëm.
82′ Rashica tregon vlerat me një aksion personal nga mesfusha duke
shmangur disa lojtarë izraelitë. Por në zonë ai pengohet nga Reiçert dhe
gjyqtari akordon 11-metërsh.
83′ Endri Çekiçi godet bukur nga pika e bardhë dhe rezultati barazohet
në shifrat 1-1.

Jupi: “Jam i kënaqur nga reagimi i skuadrës”

Trajneri Redi Jupi ka debutuar me barazim në krye të Shpresës. “Jam i kënaqur nga loja e skuadrës, sidomos në pjesën e dytë. Ndonëse me një lojtar më pak, diçka funksionoi për mirë, pasi ekipi doli në lojën e tij. Duke ditur forcën e kundërshtarit dhe rrjedhën që mori ndeshja, rezultati konsiderohet pozitiv. Loja jonë gjatë pjesës së parë qe disi e dobët, po në pjesën e dytë kjo nuk zgjati, ndonëse mbetëm me 10 veta në fushë. Deri më tani kemi bërë një punë mjaft të mirë me ekipin dhe kjo ndeshje ishte testi im i parë real me lojtarët e grumbulluar. Nuk kemi preferenca të veçanta për lojtarët, por të gjithë i konsiderojmë të njëjtë, duke i vlerësuar aftësitë e gjithsecilit. Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë tepër cilë- sorë dhe nuk kemi frikë edhe nga ndonjë dëmtim, siç është rasti i fundit i Manajt. I vetmi merak që na mbetet është te stoli, pasi duhet të kemi edhe një mbrojtës qendre. Fatmirë- sisht, ndaj Izraelit, nuk patëm dëmtime në këtë rol. Nëse do të ndodhte, atëherë ekipi mund edhe të humbiste thellë. Përveç gabimeve në pjesën e parë, gjithçka shkoi për së mbari. Pas pesë ditësh kemi takimin e radhës me Portugalinë dhe duhet të punojmë me ritme më të shpejta për të rikuperuar gabimet e vërejtura, të cilat unë do t’i diskutoj më pas me lojtarët”, u shpreh trajneri Jupi pas ndeshjes me Izraelin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"