Shqipëria nis grumbullimin në “Shtëpinë e Futbollit”, ja lojtarët e pranishëm në stërvitjen e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2024 | 21:23

Shqipëria nis grumbullimin në “Shtëpinë e Futbollit”, ja lojtarët e pranishëm në stërvitjen e sotme

Kombëtarja shqiptare u grumbullua sot në “Shtëpinë e Futbollit”, edhe pse nuk kanë mbërritur ende në Tiranë të gjithë futbollistët.  

silvinjo

Prej disa ditësh, në kryeqytet ndodheshin një pjesë e lojtarëve, të cilët kanë zhvilluar edhe disa seanca stërvitore.  

Më pas, kur të gjithë të grumbullohen, ekipi do të niset më 31 maj drejt Austrisë, për të zhvilluar një javë fazën përgatitore në kuadër të Europianit.  

Mes tyre, në program janë edhe dy miqësore të cilat janë përcaktuar të luhen më 3 qershor kundër Lihtenshtejnit dhe më 7 qershor do të përballet me Azerbajxhanin, me të dyja ndeshjet që do të luhen në Haladas, në Hungari, kompleks i cili ndodhet 1 orë e gjysmë larg vendit ku Kombëtarja do të qëndrojë në Austri. 

Vlen të theksohet fakti se ditën e sotme të pranishëm në grumbullimin e kryer në “Shtëpinë e Futbollit”, ishin emra të rëndësishëm si Broja, Hysaj, Asani, Asllani, Medon Berisha, Daku, Ajeti, Ismajli, Kumbulla, Hoxha, Muçi, Gjasula, Manaj, Mihaj, Balliu, Etrit Berisha, Strakosha, Bajrami.


View this post on Instagram

A post shared by FSHF (@fshforg)

Në ditët e ardhshme pritet që grupi të kompletohet plotësisht.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"