“Shqipëria nuk është Spanja”, Daliç shpërthen në konferencën para ndeshjes me kuqezinjtë: Kemi më shumë medalje se Anglia, na quajnë të pavlerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2024 | 20:48

“Shqipëria nuk është Spanja”, Daliç shpërthen në konferencën para ndeshjes me kuqezinjtë: Kemi më shumë medalje se Anglia, na quajnë të pavlerë

Zlatko Daliç, trajneri i Kroacisë, ka kërkuar që skuadra e tij të trajtohet me më shumë respekt [asi askush nuk duhet ta nënvlerësojë më. Duke folur në konferencën para ndeshjes me Shqipërinë, ai theksoi se duhej kujdes përballë kuqezinjve, por do të kishte një qasje tjetër kjo ndeshje në krahasim me atë ndaj Spanjës.  

dalic

“Ne e dinim që kjo ndeshje do të ishte e rëndësishme para turneut, ne duam të kalojmë grupin, nuk jemi të dekurajuar pas Spanjës. E dimë që duhet të jemi më mirë se në ndeshjen e parë, jemi të kënaqur me gjithçka, jemi përgatitur, bëmë atë që duhej të bënim. Ju e dini që Vlashiç e braktisi grumbullimin, i ndodhi një problem tjetër.

Shqipëria nuk është një rival me të njëjtën cilësi si Spanja, por meriton shumë respekt. Ata janë të motivuar dhe të organizuar, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. E dimë që synimi ynë është të fitojmë, do të jemi më sulmues, duam të bëjmë më mirë. Kundër Spanjës kishim edhe topin, kishim më shumë raste, por tani duhet të jemi edhe më mirë. Do të ketë ndryshime në përbërje, do ta vendosim më pas.

Nuk ishte bukur të humbnim ndeshjen e parë, nuk ishte një ndjenjë e bukur. Ne ishim gjithmonë të nënvlerësuar, askush nuk besonte tek ne dhe fituam tre medalje. Dhe ne jemi më të suksesshmit pas Francës. Kroacia meriton respekt dhe nderim më të madh. Tre medalje, Anglia fitoi një në 58 vjet. Ata janë të artë, dhe ne jemi të pavlerë. Ne jemi të rinj dhe të guximshëm, kjo dëshmohet nga prania e 100 mijë kroatëve në Berlin, rezultatet tona tregojnë se jemi më të mirë nga sa shihemi. E di që pas disfatës ka shumë pesimizëm, por shpresoj që të jemi sërish real, ashtu siç jemi, po e presim me padurim këtë. Dhe ne nuk na intereson çfarë thonë të tjerët.

Ne arritëm gjithçka për shkak të hierarkisë dhe bashkimit. E para është cilësia, e dyta është ai rendi, ajo hierarki. Kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe për lojtarët më të vjetër. Është e rëndësishme për të gjithë ne.

Çelësi nesër? Durimi. Duhet të jemi të zgjuar, të jetojmë deri në fund. Ne nuk duhet të humbasim toruan, të nxitojmë, të kërkojmë diçka me forcë. Duhet të arrijmë atje me cilësinë dhe lojën tonë. Ne shkojmë për tre pikë, por kemi edhe një pikë për shkak të ndeshjes së fundit. Durimi, agresiviteti, një qasje që do të na garantojë të jemi konkurrues është thelbësore.

Debati i Petkoviç? Nuk ka nevojë për këto tema. Lojtarët, stafi dhe unë folëm, fola edhe me Brunon, gjithçka u zgjidh. Nesër do të shihni nëse ai fillon. Lojtari është i rëndësishëm për ne. Nuk ka tension, nuk na duhen, ju e dini stilin tim. Dua paqe dhe atmosferë të këndshme, e kemi, nuk ka nevojë të theksojmë diçka tjetër bashkë. Ne e dimë rendin, kështu vazhdojmë”, tha Daliç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"